India ka bërë një përpjekje për të parandaluar krimet kundër grave, duke hedhur disa hapa konkretë dhe duke bashkëpunuar me teknologjinë, transmeton Klan Kosova.
Duke nisur nga janari i vitit 2017, çdo telefon në Indi do të jetë i pajisur me një buton paniku.
Ky vendim është marrë nga qeveria për t’iu ardhur në ndihmë femrave të cilat ndjehen të rrezikuara.
“Teknologjia ka për qëllim të përmirësojë jetën e njerëzve dhe ku ka më mirë që përdorimi i saj të jetë në funksion të sigurisë së femrave”, thuhet në komunikatën për mediat e qeverisë indiane.
Sipas këtij plani, në momentin që përdoruesi do të shtypë butonin 5 ose 9, shkon menjëherë një telefonatë emergjence.
India është një ndër vendet me numrin më të madh në botë të dhunës ndaj femrave dhe përdhunimeve.
Vetëm në 2014-ën, në këtë shtet u raportuan 337.922 krime kundër femrave, përfshirë mbi 36 mijë përdhunime.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.