Padyshim që motoçikletat ofrojnë më shumë adrenalinë, por e kanë edhe anën e tyre të rrezikshme.
Për këtë është menduar që të prodhohet një makinë e cila ka vetëm dy rrota, por pamjen e ka gati të një makine normale, dhe është e dizajnuar për vetëm një person.
E veçanta e C1 është se ajo qëndron stabile edhe në momentin kur ndalet plotësisht, pa u mbështetur në ndonjë pjesë të saj, ose ndonjë rrotë të tretë.
Ideatori Kim ka thënë se kjo makinë do të dal në treg pas dy viteve dhe shpreson se ajo do të jetë e kërkuar. Ai ka thënë se ka qenë sfidë e madhe për të krijuar diçka të tillë që e sfidon edhe gravitetin.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.