Eugen Cakolli, nga KDI ka komentuar aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se arsyeja pse dekretit të Presidentes Vjosa Osmani nuk i është dhënë cilësimi i antikushtetuesit, por vetëm si vendim pa efekt juridik, lidhet me logjikën e afateve kushtetuese.
Sipas Cakollit, Gjykata e pranon se afati 30-ditor është detyrues dhe shkelja e tij ka pasoja, por këto pasoja nuk aktivizohen drejtpërdrejt nga afati 30-ditor, por përmes nenit 82, që lidhet me afatin 60-ditor dhe shpërndarjen “ex constitutione”.
Ai shton se Gjykata ka mbyllur përfundimisht “dilemën” mes afateve 30 dhe 60-ditore, duke theksuar se ato nuk janë dy afate të ndara, por një mekanizëm i vetëm. Gjithashtu, sipas Cakollit, Gjykata nuk mohon logjikën që përdori Presidentja Osmani, por e ka korrigjuar mënyrën si u zbatuan dispozitat.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.