Kampioni botëror në IBF, Anthony Joshua do ta mbrojë titullin më 10 dhjetor.
Britaniku do t’i kryqëzojë dorëzat me Eric Molina, shkruan BBC.
Joshua është i pamposhtur në 17 meçe, kurse ishte afër pajtimit që të ndeshet me Wladimir Klitschko por që në fund marrëveshja nuk u realizua.
Kurse Molina kishte humbur trofeun e WBC kundër Deontay Wilder më 2015, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.