Camila Cabello ka njoftuar se do të punojë me Ed Sheeran për një këngë të re të titulluar “Bam Bam”, e cila do të publikohet më 4 mars.
Artistja e bëri njoftimin përmes Instagramit, duke postuar edhe një fotografi.
“Bam Bam. 4 mars me @teddysphotos, një nga njerëzit dhe artistët e mi të preferuar ndonjëherë. Gjithashtu ditëlindja ime është një ditë më parë, një fitore e trefishtë”, ka shkruar Cabello, transmeton Klankosova.tv.
Camila Cabello mbush 25 vjet me 3 mars gjersa bashkëpunimin me artitin anglez e filloi në vitin 2019, ku u paraqitën së bashku edhe me Cardi B në këngën “South of the Border” që u publikua në albumin e katërt të Ed Sheeran të titulluar “No. 6 Collaborations Project”.
Cabello do të publikojë albumin e tretë të titulluar “Familia” ku do të përfshihen edhe hitet e saja të fundit "Don't Go Yet" and "Oh Na Na.". Ende nuk është njoftuar për datën e publikimit të albumit.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.