Windows 10 do të jetë i avancuar në të gjitha aspektet, përfshirë edhe lojërat. Përveç Solitaire, Minesweeper dhe Hearts, Windows 10 do të ketë të instaluar edhe lojën popullore Candy Crush Saga.
“Candy Crush Saga do të instalohet automatikisht për konsumatorët që shkarkojnë Windows 10 tek pajisjet e tyre gjatë periudhës së lançimit të këtij sistemi operativ”, shroi Microsot nw blogun zyrtar.
Përveç pajisjeve Windows 10 Mobile, lojtarët e Windows 10 do të kenë mundësi të luajnë falas lojën edhe tek pajisjet iOS dhe Android. Windows 10 do të mund të përditësohet falas tek pajisjet që operojnë aktualisht me Windows 7, Windows 8 dhe Windows 8.1 gjatë vitit të parë.
Candy Crush për herë të parë është prezantuar në vitin 2012 dhe që atëherë është instaluar mbi 500 milionë herë.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.