Saul “Canelo” Alvarez është përjashtuar për gjashtë muaj pasi ka dështuar në dy teste të drogave të palejuara gjatë këtij viti, njofton Klan Kosova.
Boksieri meksikan i peshave të mesme, është arsyetuar duke thënë se substancat e palejueshme i ka marrë pavetëdijshëm duke hëngër mish të konservuar.
Kështu Canelo ka dalur pozitiv në clenbuterol on me 17 dhe 20 shkurt.
Ai është dashur të heq dorë edhe nga meçi për titull bote kundër Gennady Golovkin, pasi ndeshja e tyre e parë kishte përfunduar baras.
Alvarez do të mund të ndeshet me 17 gusht përsëri.
Alvarez ka fituar 49 ndeshje dhe në dy është ndarë baras nga 52 gjithsejtë.
Humbjen e vetme e ka kundër Floyd Mayweather në vitin 2013.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.