Liburn Aliu, në protesta krah e kishte gjithmonë bashkëthemeluesin e Vetëvendosjes, kryetarin Albin Kurti.
Edhe në angazhimet në Kuvend më pas, kur këta u bënë pjesë, ishin të pandashëm, raporton Klan Kosova.
Miq të mirë këta nuk ishin veç në paqe. Aliu u tha se ishte pranë Kurtit edhe në qelinë e burgut, gjatë luftës në Kosovë.
Por, përfundimisht, këta i ndanë rrugët të mërkurën. Të paktën në bashkëudhëheqje në qeveri.
Liburn Aliu njoftoi që ka dorëzuar te Albin Kurti letrën e dorëheqjes nga pozita e ministrit të Infrastrukturës në detyrë, pasi ky i fundit e propozoi e votoi Dimal Bashën për kryetar Kuvendi.
Një ish-anëtar i Vetëvendosjes po thotë se Kurtit iu largua një bashkëpunëtor fort i afërt.
Për dikë, ky është përjashtim, pasi pikërisht Liburn Aliu nuk u përfshi fare në Këshillin e VV e as në listën e zgjedhjeve qendrore.
Ish-anëtarët e Vetëvendosjes thonë se tash ky mund të mos jetë largimi i vetëm, edhe të tjerë mund të ketë ditëve të ardhshme./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=f7Esnaf4ne4
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.