Mbrojtësi i Las Vegas Raiders, Carl Nassib është bërë lojtari i parë aktiv i NFL që del si homoseksual.
Nassib, 28 vjeç, e zbuloi lajmin përmes një videoje të postuar në llogarinë e tij në Instagram.
“Thjesht doja të gjeja një moment për të thënë që jam homoseksual. Kam dashur ta bëj që moti, por më në fund ndihem mirë”, tha ai.
“Unë me të vërtetë kam jetën e mirë, familjen, miqtë dhe punën më të mirë që një djalë mund të kërkoj. Unë jam një person mjaft privat, kështu që shpresoj që ju e dini që këtë nuk po e bëj për vëmendje. Unë në të vërtetë shpresoj që një ditë video si kjo dhe i gjithë procesi i daljes thjesht nuk janë të nevojshme, por deri atëherë do të bëj më të mirën time për të kultivuar një kulturë pranuese dhe të dhembshur”.
Nassib gjithashtu tha se po dhuronte 100,000 funte për Projektin Trevor, një shërbim i parandalimit të vetëvrasjeve për të rinjtë LGBTQ në Amerikë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.