Carlos Alcaraz për momentin është tenisti më i mirë i në botë.
19 vjeçari në karierën e tij ka fituar nëntë tituj, ndërsa në vitin 2023 ka fituar titullin e “Barcelona Open”, “Indian Wells Open” dhe “Argjentina Open”, kurse ka synim të rrëmbej çmime edhe gara tjera të rëndësishme gjatë këtij viti.
Alcaraz në një intervistë për gazetën e famshme spanjolle “MARCA” tha se në turneun “Roland Garros” do të donte ta kishte përballë bashkëkombësin e tij, Rafael Nadal.
“Është e qartë. Gjithmonë kam thënë se më pëlqen të luaj kundër më të mirëve dhe Nadal është një nga më të mirët në histori, nuk ka dyshim për këtë. Turneu i tij i preferuar është Roland Garros, ai ka më shumë tituj dhe kjo garë e simbolizon atë. Do të më pëlqente shumë të luaja me të në Roland Garros, të ballafaqohesha kundër tij dhe do të shihja se çfarë do të ndodhte. Mendoj se mund ta mund, por Rafa ka një jetë të tërë që luan aty” tha Alcaraz njofton Klankosova.tv.
Ai tha se frymëzohet nga Nadal.
“Jam i frymëzuar nga guximi i tij që ka brenda vetës. Ai ka fituar gjithçka, si të mos jetë motivim për mua. Për mua Rafael Nadal është një shembull”.
Aktualisht, Alcaraz është duke garuar në “Madrid Open” dhe kundërshtari i tij i radhës është Emil Ruusuvuori.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.