Carlos Sainz do të jetë zëvendësusi i Fernando Alonso-s që nga viti i ardhshëm, pasi ky ka nënshkruar një kontratë shumëvjeçare me ekipin e McLaren.
Shkuarja tek McLaren Sainz thotë se ishte një ëndërr e tij.
“Unë kam qenë tifoz i McLaren që nga mbajë mend” ka thënë Sainz.
Ai gjithashtu shtoi se ndihet i privilegjuar që do të jetë zëvendësues i Fernando Alonso, pas pensionimit të këtij të fundit.
“Alonso është një nga emrat e mëdhenjë, pra është diçka special që unë do të zë vendin e tij si pjesë e gjeneratës së ardhshme të shoferëve spanjoll prapa timonit të McLaren” është shprehur 23 vjeçari.
Sainz për momentin në huazim te Renault nga skuadra e Red Bull.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.