Ylli i televizionit Catherine Ommanney, ka folur për romancën dy mujore që ajo thotë se e kishte me Princin Harry në vitin 2006, kur ajo ishte 31 vjeçe dhe Princi ishte 21 vjeç.
Ommanney tha se po i zbulonte këto “sekrete”, sepse nuk mendon se lidhja e shkurtër e tyre do të shfaqet në librin e ardhshëm të Dukës së Sussex, "Spare".
Ish protagonistja e “The Real Housewives of DC”, u takua me princin në një bar në Chelsea në vitin 2006, kohë gjatë së cilës ai ishte në një lidhje afatgjatë me Chelsy Davy, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Ajo thotë se pasi u takuan në një bar, dyshja shkuan së bashku në klubin e natës Eclipse në Kensingtonin Jugor, përpara se të shkonin në një nga shtëpitë e mikut të tij.
Sipas saj, dyshja u takuan edhe disa herë të tjera, përpara se të shpërndahej lajmi për romancën dhe ajo mori fund.
Pos tjerash ajo ka shtuar se “shpreson që Meghan të kujdeset për të” dhe se nuk i uron Harry-t asgjë tjetër veçse “lumturi dhe sukses”.
●●●
LNSHKRIMI NGA
Labinot Nimani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.