Ministria e Shëndetësisë në Çeki ka raportuar 17 mijë e 278 raste të reja me COVID-19 të martën.
Kjo mbetet shifra më e lartë e të infektuarve në një ditë të vetme, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Rastet po rriten me shpejtësi në Republikën Çeke pavarësisht masave të rrepta anti-COVID që janë miratuar në të gjithë vendin.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani në Çeki janë infektuar 776 mijë e 967 persona, kanë vdekur 12 mijë e 436 pacientë dhe janë shëruar 63 mijë e 183 persona.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.