09.02.2022 · përditësuar para 1599 dite1 min lexim
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se debati për Xhafer Devën e ka origjinën në Serbi.
Në një konferencë për media, Çeku theksoi se kjo shtëpi duhet të restaurohet pasi është në gjendje të keq, transmeton Klankosova.tv.
“Debati i ditëve të fundit ka origjinën në Serbi dhe kjo është e qartë, paradoksalisht, një shtet që mohimin e gjenocidit dhe rehabilitimin e kriminelëve e ka politik shtetërore tenton ta fabrikojë një narracion duke e portretizuar Kosovën si mohuese të holokaustit. Ky është një narracion i gënjeshtërt që vjen nga Serbia, sepse faktet historike janë kokëforta dhe nuk janë në anën e Serbisë, faktet aktuale e përgenjështrojnë këtë narracion absurd dhe të rrezikshëm të Serbisë”, tha Çeku.
“Monumenti i mbrojtur që në listën tonë figuron me emrin shtëpia e Xhafer Devës, është monument me pronësi publike. Përgjatë gjithë historisë së saj ka pasur edhe funksione të ndryshme publike, si shtëpi e shëndetit dhe të tjera, ka vlera të mëdha historike, edukative, shoqërore dhe të tjera. Është pjesë e kujtesës kolektive të banorëve të muzikës dhe është në gjendje të keqe, ka nevojë për restaurim, ndërtesa ka pësuar nga zjarri i vitit 2015, ndërsa ndërhyrja e fundit është bërë në vitin 2018 dhe ne kemi nevojë ta përfundojmë këtë punë të nisur qysh vite më parë”.
“Monumenti ka nevojë të restaurohet. Nuk po rehabilitohet historia e Xhafer Devës, s’po bëjmë asgjë veçse po e mbrojmë trashëgimë kulturore. Pas restaurimit, do të vendoset qendra rajonale e trashëgimisë kulturore në Mitrovicë”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.