Serbia i ka dërguar të hënën një letër UEFA-s, me pretendimet se kinse institucionet e Kosovës po i kërcënojnë ekipet serbe, e duke ua mohuar atyre zhvillimin e garave.
Me këtë rast ka reaguar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku.
Çeku në Info Magazinë në Klan Kosova tha se kjo e cenon si kërcënim të sovranitetit të Kosovës.
"Aktiviteti ilegal i Federatave të Sportit në Serbi, nuk po flasim vetëm për futbollin por edhe për federatat e tjera, ka qenë prezent dhe fatkeqësisht vazhdon të jetë prezent dhe ne jemi marrë vazhdimisht për ta kundërshtuar këtë lloj të aktivitetit që nuk është në përputje me ligjet e Kosovës sepse nuk ndodh brenda federatave legjitime të Kosovës, ne e konsiderojmë si cënim të sovranitetit të Kosovës", tha Çeku.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=JavoOa05BYI
I pari i MKRS-së theksoi se letra e dërguar nga Serbia tek shtëpia kryesor e futbollin evropian, është plot me të pavërteta.
https://www.youtube.com/watch?v=-O1AY1h_9oU
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.