Në çerdhen në Rufc të Lipjanit, sot shkuan një numër i vogël i fëmijëve.
Edhe ata pak që shkuan, nuk qëndruan aty shumë pasi i morën prindërit e tyre, raporton Kiks Kosova.
Kjo pasi funksionimi i kësaj shtëpie vogëlushësh ishte i pamundur, si pasojë e mungesës së rrymës.
Çerdhes, megjithatë, i erdhi energjia në njërën linjë të furnizimit, dhe përgjegjësit aty thanë se ngrohja është e siguruar.
Por, kjo nuk mjaftoi që fëmijët të qëndrojnë.
Kur nuk ka rrymë, kuzhina është jashtë funksionit, kështu që ndërron edhe ushqimi.
Këtë hall e patën edhe çerdhe tjera në Lipjan. Duke u sprovuar me këtë situatë, po kërkohet që për këto institucione të bëhet zgjidhje e veçantë.
Zyrtarët e KEDS-it thanë se Lipjani përballet me mungesë rryme për shkak të mbingarkesës në asetet elektroenergjetike. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=UEer4CwLs38
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.