Me kryq të bërë nga druri marshuan në qytetin e vjetër të Jerusalemit.
Kështu, besimtarë ortodoksë po ndjekin traditën e krishterë që simbolizon ecjen e Jezu Krishtit, nëpër po këtë udhë, në ditën e kryqëzimit të tij.
Në këtë festë me rëndësi, klerikët greko-ortodoksë në Jerusalem u ankuan se autoritetet izraelite ua ndaluan pjesëmarrjen në aktivitete të tjera fetare, të cilat do të duhej të nisnin gjatë fundjavës, në atë që njihet si Kisha e Varrit të shenjtë.
Ky ritual u zhvillua në mbikëqyrje të forcave të rendit, por shumë më tepër se këtu, në fakt mbi 2 mijë policë u dërguan për të përcjellë një ceremoni fetare të një religjioni tjetër, njofton Klan Kosova.
Ata u vendosën mesditën e së premtes rreth Xhamisë Al-Aksa, po në Jerusalem, ku u fal namaz nga mijëra myslimanë.
Megjithatë gjithçka shkoi qetë në lutjet e xhumasë së fundit të Ramazanit.
Kjo xhami është rikthyer në qendër të tensioneve izraelito-palestineze, të cilat eruptuan javën e kaluar.
Faltorja Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në Islam e cila ndodhet në majë të një kodre që është gjithashtu vendi më i shenjtë për hebrenjtë, të cilët e konsiderojnë atë si Mali i Tempullit.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=_FrwKvtq3ck
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.