Dy vendime që u morën kundër Vetëvendosjes i trazuan anëtarët e kësaj partie në KQZ.
Sami Kurteshi e Alban Krasniqi vazhduan kritikat edhe të hënën ndaj PZAP-it dhe Gjykatës Supreme, pasi këto rekomanduan certifikimin e listave të Sërpskës për zgjedhjet lokale të tetorit.
Madje, u bënë me faj edhe ambasada dhe diplomatë të huaj.
Në mbledhjen e KQZ-së, të hënën, u morën vendime për de-certifikim të subjektit politik të certifikuar Partia Politike Gradajnska Inicijativa Opstanak, për zgjedhjet lokale 2025, dhe të disa anëtarëve për kuvende komunale nga parti të ndryshme politike.
/Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=naDfcWWzek4
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.