Lajmet e fundit

Ka pasur disa histori të lidhura me dritaret e thyera të avionit, e më poshtë janë disa prej tyre:
Në vitin 1990, gjatë fluturimit 5390 të British Airways, një nga panelet e xhamave u nda dhe kapiteni i avionit thuajse u thith jashtë kabinës. Për fat të mirë, një kujdestar e kapi pilotin në sekondën e fundit dhe e mbajti derisa avioni të ulej, kështu që ai mbijetoi.
Një incident i ngjashëm ndodhi në mes të një fluturimi Airbus A319 në 2018 kur një xham u thye dhe fluturoi. Për fat të mirë, bashkëpiloti i avionit kishte rripin e sigurimit, kështu që u hodh vetëm pjesërisht nga avioni dhe nuk kishte ndonjë dëmtim serioz.
Çfarë po ndodh në bord
PRESION I BRENDSHËM PRESION I JASHTËM
Në situatë të tillë, para çdo gjëje tjetër do të dëgjonit një zhurmë shumë të lartë për shkak të depresurizimit. Në thelb, presioni i ajrit brenda kabinës është më i lartë se sa ai jashtë aeroplanit, për t'i mundësuar njerëzve në bord të marrin frymë normalisht. Kjo është arsyeja pse, nëse një dritare prishet, ajri brenda do të ikte me shpejtësi të lartë, duke marrë me vete sende të vogla si telefona ose revista (ose ndonjëherë gjëra më të mëdha, si njerëzit).
Efektet tjera të depresionimit përfshijnë ulje të temperaturës dhe presionit të ajrit (shoqëruar me një "lëshim" të veshëve), dhe mjegull nga kondensimi brenda aeroplanit.
Në rast se kjo ju ndodh juve
Ashtu si me shumë situata emergjente, rregulli më i rëndësishëm është të mos bëni panik. Përveç kësaj, është më mirë të keni rripin e sigurimit të lidhur gjithnjë kur jeni ulur. Pasi të bien maskat e oksigjenit, vendosni për vete, pastaj ndihmoni fëmijën tuaj ose njerëzit e tjerë përreth jush. Ekuipazhi do të fillojë uljen emergjente dhe zbritja do të jetë e shpejtë për të minimizuar rreziqet për pasagjerët.
Sapo avioni të jetë në një lartësi të sigurt, do të jeni në gjendje të hiqni maskën.
Megjithatë, aeroplanët janë të sigurt
Udhëtimi ajror është një nga mënyrat më të sigurta për të udhëtuar, dhe shkon duke u bërë gjithnjë e më i sigurt. Përveç kësaj, kur ndodh një situatë emergjente si depresionizimi, dritaret rrallë janë arsyeja: kjo ndodh vetëm në 2.7% të të gjitha ngjarjeve të dështimit të presionit. Ato kanë shtresa të shumëfishta të bëra me plastikë pleksiglasi ose akrilike, të cilat janë të qëndrueshme dhe kanë një vrimë të vogël (është aty për të shmangur kondensimin).