E keni imagjinuar ndonjëherë botën pa internet? Si do t’i bënit detyrat pa Wikipedia-në? Të jetonit pa lojën CandyCrush? Ose të shikonit këtë video pa YouTube-in?
Universi paralel i ‘World Wide What? na tregon se si do të ishte jeta për sipërmarrësit e mëdhenj të teknologjisë nëse zoti Tim Berners Lee nuk do të shpikte internetin.
Në video shfaqet Arianna Huffington si një shpërndarëse gazetash, apo Steve Case, themeluesi i AOL, si një postier.
Sean Parker, themeluesi i Napster, është gjetur duke marrë një sy gjumë, dhe zgjohet duke bërë selfie me një aparat të vjetër Polaroid, të montuar në një bisht fshese.
Ndërsa bashkëthemeluesi i Wikipedias, Jimmy Wales punon në një librari, duke inkurajuar njerëzit të redaktojnë gabimet në libra.
https://www.youtube.com/watch?v=aZJRe8zHJHQ
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.