“Apartamenti i pafajësisë” është seriali më i ri turk i shfaqur në ekranin e Klan Kosovës.
Pas dy episodeve interesante, vjen një i tretë i mbushur me emocione dhe befasi.
Pas një nate spitalore plot ngjarje, me një festë të lezetshme ditëlindjeje të organizuar nga Hani për Incin, dy protagonistët i japin lamtumirën njëri-tjetrit, të sigurt se nuk do të shihen më kurrë. Ndërkaq që diçka veç ka filluar të lindë në mes tyre.
Por surprizat e jetës nuk kanë të ndalur, këtë herë Inci me gjyshin dhe vëllanë e saj, shkojnë për të jetuar nën të njëjtin kulm me Hanin dhe familjen e tij.
Ndiqeni episodin e tretë të serialit “Apartamenti i pafajësisë” nga ora 18:45 në Klan Kosova.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.