Shumë femra e dinë se kur iu vjen menstruacioni në datën dhe orën e caktuar.
Por kur vjen papritur, ose shfaqet për herë të parë pas disa muajsh, çfarë do të thotë kjo?
Për gratë e një moshe të caktuar, kjo njihet si "periudhë e ndezjes"
"Periudha e ndezjes" e Charlotte, siç e quan Miranda, luhet si për të qeshur në shfaqje, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Menstruacionet e parregullta janë një simptomë e zakonshme e perimenopauzës, e cila është një periudhë kalimtare para menopauzës, që zakonisht prek gratë në të 40-at dhe shpesh zgjat për katër vjet, por ndonjëherë mund të jetë deri në dhjetë.
Çrregullimet e tilla mund të ndodhin edhe gjatë menopauzës pasi nivelet e estrogjenit ulen dhe kohëzgjatja ndërmjet periodave mund të jetë më e gjatë ose më e shkurtër, fluksi mund të ndryshojë dhe disa muaj nuk do të ketë fare perioda.
Ndryshe, menstruacionet zakonisht fillojnë të bëhen më të rralla gjatë disa muajve ose viteve përpara se të ndërpriten fare.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.