Këtë javë në "Podcast Lifestyle me Gonxhen" e ftuar gazetarja dhe moderatorja, Shqipe Berisha.
Për 12 vjet me radhë ajo punon në emisionin Ora 7 në Klan Kosova, ku gjatë kësaj periudhe ka realizuar reportazhe dhe dokumentarë të ndryshëm, ndërsa për katër vite Shqipe Berisha së bashku me Gonxhe Gërxhaliu, janë prezantueset e këtij emisioni.
Përmes kësaj interviste, Shqipja rrëfen për vështirësitë me të cilat ajo është ballafaquar në fillimet e saj në gazetari si një vajzë shumë e re në moshë. Ndër tjerash flet për ngritjen e saj profesionale krahas edhe shumë pasioneve që asnjëherë nuk i ka lënë anash.
Në syrin e publikut është vërejtur energjia e Shqipes dhe angazhimet tjera, ndërsa ajo na tregon për si e balancon profesionin dhe pasionet. Për më shumë ndiqeni Podcast Lifestyle me Gonxhen.
●●●
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.