Një burrë nga Michigan i ShBA-së është tejet me fat, meqë ka fituar dy çmime të lotarisë brenda një muaji, me një total prej më shumë se 1.3 milion dollarësh.
"Kur pashë tre simbolet e jackpot-it në të njëjtin rresht, kapa menjëherë telefonin tim për të skanuar biletën në aplikacionin e lotarisë. Kur pashë shumën të dilte në ekran, iu drejtova shokut tim dhe i thashë: "Ti nuk do ta besosh këtë!' Isha pa fjalë”, kujton 33-vjeçari.
"Fitimi i këtij çmimi është ndryshimi i jetës. Kjo do të më lejojë të bëj gjëra që nuk do të ishin të mundura ndryshe", shtoi ai.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.