Kur artistët kanë performanca të mëdha në drita që ndiqen nga mijëra njerëz, loja ndryshon.
Gjithçka nis të krijohet kohë më parë, me ide të reja, koncepte unike e bashkëpunëtorë të gatshëm të jenë prezent me e pa orare.
Performanca e Tunës dhe Elvana Gjatës në “Festivalin e Këngës” u komentua më shumë sesa krejt festivali. Në artikuj e rrjete sociale pamë gjithçka. Por puna që u bë mbrapa nuk u pa deri në këtë moment. Prive KlanKosova ishte me këngëtaren Tuna për të parë nga afër çdo detaj të konceptimit të kësaj performance që u bë virale gjithandej.
Çfarë përbënte veshja e këngëtares, ku preki dhe pse?! Çfarë do të thonin fjongot nga filmat e fotografive të viteve 90-të?! Pse zgjodhi ato dy këngë e atë simbolikë të veshjeve, për çfarë erdhi kori. Këto janë pyetjet që u bënë online gjithandej e që sonte do të merrni përgjigje.
Tuna, e njohur për energjinë e saj të mirë dhe humorin karakteristik, ishte e njëjta edhe në dhomën e saj përgatitore. Në momentin që i arritën shoqet, atmosfera u mbush me të qeshura dhe batuta, si gjithmonë kur bëhet fjalë për “dashuriqka”. Tuna ka dy fjalë, për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=tWguPeMcNCk
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.