Sonte në Orën e Fundit mund të ndiqni temën në të cilën trajtohet themelimi i komunës paralele të Gjilanit. Bile, kryetar i saj është zgjedhur një asambleist aktual i Kuvendit Komunal të kësaj komune.
Në Kosova Direkt raportohet për marshin paqësor të Deçanit pas vrasjes së një fëmije e një të rriture gjatë ditëve të fundit. Po ashtu do të mësojmë se deri në çfarë faze kanë shkuar hetimet në zbardhjen e rasteve.
Në Ballë për Ballë do të diskutohet për privatizimin e Brezovicës. Aty do të mësoni nëse po dështon ky proces. Po ashtu do të diskutohet edhe për aspektet e tjera nga fusha e ekonomisë.
Nga cili shtet që nuk e ka njohur Kosovën, Sigal Prishtina zgjodhi trajner. Këtë dhe informacionet e tjera sportive si gjithmonë na sjellin redaksia e Sportit.
Nuk do të mungojnë as informacionet nga Kultura, Fama dhe shumë materiale të tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=D3xj2VqD6ww
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.