Rihanna i pëlqen djemtë e këqij.
Përveç famës që korri me të kënduar, ajo u përfol për lidhjen e dhunshme me Chris Brown.
Por kësaj radhe ka zgjedhur dikë tjetër. Leonardo Dicaprio, është aktori që po përflitet të jetë i dashuri sekret i Rihannas.
Sipas një burimi të gazetës rozë, Life and Style, prindërit e saj nuk e pëlqejnë partnerin që ka zgjedhur Rihanna. Ata mendojnë se ai është një tradhtar dhe e kalon fundjavën me femra tjera.
Dicaprio njihet për qejfli festash me modele dhe jahta luksoze. Prindërit e Rihannës kanë deri diku të drejtë.
Pavarësisht deklaratave të prindërve të saj Rihanna dhe Dicaprio, lidhjen e kanë mbajtur të fshehtë duke mos bërë shfaqe publike së bashku./KlanKosova
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.