Studiuesit e Brunel University London kanë parë statuse të 555 përdoruesve të Facebook dhe kanë arritur në përfundimin se pjesa më e madhe e tyre flasin për vetëvlerësim, narcizëm, dhe nga ana tjetër, shfaqin tipare të tilla personaliteti: kundërshtim, neuroticizëm, sinqeritet, pajtueshmëri me komoditetin dhe ndërgjegjësim.
Ata gjetën se personalitete të ndryshme ndajnë informacione shumë të ndryshme. Personi social, përshembull, shkruan shpesh për ngjarje sociale, dhe përdor Facebook ekskluzivisht për t’u socializuar, - shkruan "The Indepndents".
Njerëzit e vetëdijshëm shpesh shkruajnë për fëmijët e tyre, ndërsa personat e sinqertë nuk kanë frikë të shprehin këndvështrimet e tyre politike apo itinerarin social. Njerëzit me vetëvlerësim, ndërkaq, shpesh postojnë për partnerët e tyre romantikë.
“Njerëzit pëlqejnë më shumë të postojnë informacione të reja nga lidhja e tyre në Facebook, në ditët kur ndjehen të pasigurt”, thonë studiuesit.
Megjithatë, ata me vetëvlerësim nuk kanë nevojë për vëmendje apo vlerësim sa narcisët, të cilët u zbulua se ndanin statuse për arritjet e tyre, si dietat rutinë, duke shfaqur energjinë në fotot e tyre etj.
Studiuesit thonë se, narcisët gjithashtu postojnë dhe marrin më shumë pëlqime dhe komente se të tjerët, por “kjo ndodh, pasi miqtë e tyre në Facebook për mirësjellje ofrojnë mbështetje me një mospëlqim sekret për egoizmin e shfaqur”.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.