Legjendat e Chelsea-s, Frank Lampard dhe John Terry, do të përballen si trajnerë në finalen e Playoff-it të Championship ku fituesi do të promovohet në Premier Ligë.
Lampard që udhëheq me Derby County-n, udhëhoqi mbrëmë këtë klub drejt fitores 2:4 ndaj Leeds ndonëse kishin humbur 0:1 në shtëpi.
Në anën tjetër, Terry i cili është ndihmëstrajner kaloi në finale me Aston Villën pasi fituan ndaj West Bromwich Albion në penalti.
Përndryshe, dy këta lojtarë kishin shijuar kohërat më të lavdishme me Të Kaltrit duke fituar trofetë më të çmueshëm përfshirë edhe Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën.

●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.