Chelsea është gati që të futet në garë për transferimin e sulmuesit të Bayern Munchen, Robert Lewandowski, raporton Daily Express.
Agjenti i polakut, Pini Zahavi, e ka pranuar që klienti i tij është gati që të largohet nga kampionët e Bundesligës.
Pronari i Të Kaltërve, Roman Abrahamoviq, dhe Zahavi, kanë një raport të mirë, dhe pavarësisht që pritet një ndryshim në “Stamford Bridge” sa i përket postit të trajnerit, klubi nga Premier Liga beson se mund ta mposhtë Paris Saint-Germain, Manchester United-in dhe skuadrat tjera, për të nënshkruan me Lewa-n.
https://www.youtube.com/watch?v=VaRoeHIGtLw
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.