Cher po ngre padi për kontroll mbi pasurinë e djalit të saj Elijah Blue Allman.
Artistja 77-vjeçare kërkoi një kujdestari për djalin e saj 47-vjeçar, në një përpjekje për të marrë kontrollin mbi financat e tij, pasi ai "është thelbësisht i paaftë për të menaxhuar burimet e tij financiare", sipas dokumenteve të marra nga revista The Blast, transmeton Klan Kosova.
“Cher nuk ka qenë në gjendje të diskutojë preferencat e Elijahut në lidhje me caktimin e një kujdestari të përkohshëm sepse duke pasur parasysh çështjet aktuale të shëndetit mendor dhe fizik të Elijasit, të diskutuara në detaje në Informacionin Suplementar Konfidencial të paraqitur njëkohësisht, ai nuk është në gjendje të formojë ose shprehë një preferencë në lidhje me emërimin e një konservatori për pasurinë e tij”, thuhet në padi.
Në padinë për kujdestarinë, artistja shprehet se është e shqetësuar që secilën para që ai e merr do të shpenzohet vetëm për drogë, për shkak të shëndetit të tij mendor dhe çështjeve të abuzimit me substancat.
Lajmi për kujdestarinë vjen disa muaj pasi Cher u akuzua për punësimin e burrave për të rrëmbyer Elijahun, pretendoi ish gruaja e tij Marieangela King.
Cher reagoi ndaj thashethemeve, duke thënë se thjesht nuk është e vërtetë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.