Bugati është emri i luksit dhe shpejtësisë në botën e makinave.
Gjigandi francez i makinave ka kohë që e mban këtë epitet, të fituar me prodhimet e tij që pak vend i lënë imagjinatës.
Tani Bugati ka deklaruar se është gati për të hedhur në treg, Bugati “Chiron”, një makinë 2 milionë dollarë, modeli i të cilës ende nuk është bërë publik.
Chiron është pasardhës i modelit legjendar të kompanisë, Bugati Veyron.
Deri tani, pavarësisht faktit, që nuk ka një pamje të Bugati Chiron, janë bërë 100 porosi për këtë makinë.
Pritet që Chiron do prezantohet në Genova, në mars, gjatë shfaqjes së motorrave.
Edhe pse kompania nuk ka njoftuar akoma një çmim zyrtar, flitet që shuma e “Chiron” do jetë rreth 2.4 milionë dollarë.
Për të porositur makinën, kërkohet një paradhënie prej 200.000 mijë dollarësh.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.