Chris Martin po e shfaq sërish dashurinë për Dakota Johnsonin, mes thashethemeve për ndarje të tyre.
Pavarësisht raportimeve të fundit se ata janë ndarë, lokalisti i grupit Coldplay ka dhënë një tjetër shenjë mbështetjeje për ish-partneren e tij.
Gjatë koncertit të mbajtur më 6 qershor në Las Vegas, Chris i tha publikut: “Faleminderit shumë të gjithëve. Jini të mirë me veten dhe me njëri-tjetrin. Mos harroni të shihni Materialists. Ju duam!”
Vetëm pak ditë më parë, më 1 qershor, ai kishte dhënë një mesazh të ngjashëm në një tjetër koncert, duke i ftuar fansat të shohin filmin e ri të aktores Dakota Johnson.
Sipas burimeve, çifti i njohur është ndarë pas një marrëdhënieje të gjatë me ulje-ngritje, dhe “këtë herë duket përfundimtare”. Megjithatë, as Chris dhe as Dakota nuk kanë konfirmuar apo mohuar publikisht ndarjen.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.