Chris Rock nuk është gati të flasë për Oscar 2022.
Komediani 57-vjeçar performoi një set surprizë në Comedy Cellar mbrëmë, por e nisi duke i thënë audiencës se nuk do të diskutonte për shuplakën e Will Smithit.
“Ai fjalë për fjalë e tha atë vetëm pasi turma ishte duke u 'egërsuar' për paraqitjen e tij të befasishme. U ngjit në skenë dhe deklaroi: ‘Ulni pritshmëritë tuaja. Unë nuk do ta trajtoj atë gjë'”, tha një burim për revistën Page Six, transmeton Klan Kosova.
Burimi shtoi se komediani bëri shaka se ai ishte duke punuar për materiale të reja sepse "të gjithë njerëzit papritur u interesuan për shfaqjet e tij të hershme".
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.