Chrissy Teigen ka përfunduar raundin e saj të fundit të IVF-së.
36-vjeçarja, autore e librit të gatimit, foli për rrugëtimin e saj gjatë Holliwood Beauty Awards në fundjavë dhe tregoi se po ndihet mirë përgjatë gjithë eksperiencës.
Duke folur për Entertainment Tonight, Chrissy deklaroi se gjithçka është në rregull.
“Përfundova pjesën time të IVF-së, kështu që ndihem shumë më e shëndetshme dhe shumë më mirë me këtë fakt”.
Chrissy dhe bashkëshorti i saj, këngëtari John Legend, shpresojnë ta zgjerojnë familjen e tyre pas dështimit të shtatzënisë në vitin 2020. Ata gjithashtu kanë dy fëmijë, Luna dhe Miles.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.