Lajmet e fundit

Tenistja sllovake, Dominika Cibulkova e ka përshkruar tenisten ruse Maria Sharapova si "arrogante, mendjemadhe dhe indiferente".
Finalistja e viti 2014 të Australian Open, Cibulkova ka folur për Sharapovën, e cila është pezulluar nga pjesëmarrja në turne deri në përfundim të hetimit , pasi rezultoi pozitve në testin e dopingut. Cibulkova tha se ishte habitur nga reagimi i opinionit për faktin se Sharapova nuk kishte kaluar testin e dopingut dhe se shumë reagime ishin diplomatike, edhe pse pikërisht shumica kanë mendime të kundërta, duke shtuar se nuk ka dashur të jap deklaratë, që mos të bëhet e vetmja që do të thonë atë që shumica mendojnë për këtë rast./Sport.sk