Një çift nga Ohio e ShBA-së mbajti dasmën e tyre në një vend të pazakontë: në një "banjo disko" virale të një stacioni karburanti në Kentaki.
Logen Abney dhe Tiana Ailstock, të cilët jetojnë në zonën Cincinnati, shkëmbyen betimet në banjë në vendndodhjen Hop Shops në Verona.
Banjo e dyqanit u bë virale në internet për një buton të madh të kuq që bën që një top diskoje të ndizet dhe të nisë muzika.
"Tiana, që nga kërcimi i parë në këtë banjë disko e deri në këtë moment, zotohem të kaloj jetën me ty. përmes ritmeve të funk-ut dhe melodive të këndshme, çdo ritmi në jetë", tha Abney në betimet e tij.
Çifti shtypi butonin e kuq në fund të ceremonisë për të realizuar kërcimin e tyre të parë.
https://www.youtube.com/watch?v=NF8iA7oG9BA
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.