Dy britanikë, burrë e grua, u bënë fituesit më të mëdhenj të Lotarisë Kombëtare në këtë shtet, pasi shënuan një jackpot prej 230 milionë e 357 mijë e 184 dollarësh.
Joe dhe Jess Thwaite nga Gloucester i Anglisë fituan çmimin e parë të EuroMillions më 10 maj, pasi Joe bleu një biletë në orën 16:00 në ditën e hedhjes se shortit.
Burri fatlum tha se po ushqente qentë e tij në orën 5:15 të mëngjesit pas tërheqjes së numrave, kur vuri re një email nga Lotaria Kombëtare.
"E shikova dhe pashë se kishim fituar. Vërejta sa shumë dhe nuk dija çfarë të bëja. Nuk mund të kthehesha për të fjetur, nuk doja ta zgjoja Jessin, kështu që u shtriva atje për atë kohë që dukej sikur zgjati përgjithmonë”, u tha ai zyrtarëve të lotarisë.
Çifti ka dy fëmijë në shkollën fillore dhe Joe ka dy fëmijë të moshës së kolegjit nga një martesë e mëparshme. Ata thanë se kujdesi për familjen e tyre do të jetë një përparësi kryesore me paratë e çmimit të fituar.
"Dy fëmijët tanë kanë folur gjithmonë për të shkuar në Hawaii. Nuk e kam idenë pse, por tani mund ta bëjmë realitet atë ëndërr. Vetëm të shohim fytyrat e tyre kur mund t'i realizojmë këto gjëra do të vlejë çdo qindarkë," tha gruaja fatlume.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.