Pat dhe Mark James e dinë se janë një çift me fat, pasi të dy i kanë mbijetuar kancerit të gjirit.
Diagnoza e Pat ndoshta nuk është aq e pazakontë, sepse është shkaku më i zakonshëm i kancerit në Mbretërinë e Bashkuar tek gratë.
Por ajo që disa e konsiderojnë të çuditshme është se burri i saj, Marku, po ashtu ishte diagnostikuar me këtë lloj të kancerit.
Ai është një nga 370 burrat në mesin e pothuajse 56 mijë njerëzve të diagnostikuar me kancer të gjirit në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
"Shumë burra nuk e dinë se mund të kenë kancer të gjirit," tha Mark, i cili është 79 vjeç.
"Unë nuk kisha dëgjuar për këtë para se ta merrja", shtoi ai, ashtu si gruaja e tij, dëshiron të rrisë ndërgjegjësimin për sëmundjen.
Ai u bëri thirrje burrave të vënë "turpin" e tyre në njërën anë dhe të ekzaminojnë gjoksin e tyre për anomalitë e mundshme.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.