Një burrë britanik dhe gruaja e tij, e cila është gati 2 metra më e gjatë se ai, kanë thyer rekord botëror për diferencën e gjatësisë mes një çifti të martuar.
James dhe Chloe Lusted, të cilët u martuan në vitin 2016, kanë hyrë në Guinness në kategorinë e gjinive të ndryshme/gratë më të gjata.
James Lusted, 33 vjeç, një aktor dhe drejtues televiziv, u takua me Chloe, 27, një mësuese, përmes miqve në vitin 2012.
“Historia jonë e dashurisë na ka mësuar dhe u ka mësuar të tjerëve që ju nuk mund të gjykoni një libër nga kopertina e tij, dhe thjesht të doni personin pa marrë parasysh kush janë ata. Unë nuk mendoj se ju mund të zgjidhni me kë dashuroheni”, tha Chloe Lusted, transmeton Klan Kosova.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.