Një çift nga India praktikoi një distancë ekstreme shoqërore për martesë teksa mbajtën ceremoninë e tyre 60 metra nën ujë.
Chennai V Chinnadurai dhe S Swetha u martuan në brigjet e Neelankarai, pasi ekipi i tyre mbështetës verifikoi se ujërat ishin të qetë për një zhytje.
“Ishte tradicionale, vetëm se ishte nën ujë. U zhytëm në një kohë të mbarë në mëngjes dhe shkëmbyem kurora e lidhëm thaali para orës 7:30 të mëngjesit sipas udhëzimeve nga prifti ynë”, thanë ata.
“Isha nervoz unë dhe prindërit e mi po ashtu, por kishin tetë zhytës me ne. Gjithashtu ishte emocionuese sepse jemi përpjekur të lidhim nyjet që nga java e kaluar. E gjitha ishte në duart e detit”, tha nusja.
https://www.youtube.com/watch?v=s-rPo4g4dL4&feature=emb_title
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.