Dy persona të cilët kanë qenë duke bashkëjetuar, janë shoqëruar të hënën në policinë e Obiliqit pasi që të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshjeje e kanë sulmuar njëri-tjetrin.
Për pasojë, të dy kanë pranuar tretman mjekësor.
Sipas raportit policor, e dyshuara në këtë rast ka pasur urdhër-mbrojtës kundër të dyshuarit, por pa informuar stacionin policor kishin vendosur të fillonin bashkëjetesën.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, ndërkaq palët janë liruar në procedurë të rregullt./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.