Në mëngjesin e Krishtlindjes së vitit 2011, Linda Wenger hipi në një tren nga Stacioni Qendror i Nju Jorkut për t'u nisur në pjesën e sipërme të shtetit në Katonah.
Ajo ishte në mesin e të 50-ave dhe ishte e divorcuar prej 10 vitesh. Vajzat e saj i kalonin gjithmonë pushimet me ish-bashkëshortin e saj.
Ëenger është hebre, kështu që ajo nuk kishte shumë lidhje me Krishtlindjen, ndërsa partneri i ri i ish-it e festonte.
Ajo gjithmonë udhëtonte vetëm, e në këtë udhëtim takoi një burrë të moshës së ngjashme që e kishte të ulur përballë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ata filluan të bisedojnë për gëzimet dhe grackat e profesionit të tyre të përbashkët.
Teksa flisnin për jetën e tyre dhe planet përkatëse të ditës së Krishtlindjes, të dy kuptuan se kishin një dashuri për artin, karriera të ngjashme dhe një përpjekje për të ndihmuar të tjerët.
Ata filluan të ndiheshin mirë me njëri-tjetrin dhe flisnin pa fund.
Kur i erdhi fundi udhëtimit, të dy shprehën dëshirën që të takohen përsëri.
Ndryshe, pas kësaj takimi i radhës, i cili konsiderohet i pari, u bë në Nju Jork, aty ku edhe fillojë dashuria.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.