Fituesi i dyfishtë olimpik, Jack Bobridge është akuzuar për shitje të drogave në vendin e tij në Australi.
Bobridge, 28 vjeçar, është arrestuar të mërkurën në Perth për kryerjen e pesë veprave penale që lidhen me shpërndarje dhe shitje të MDMA.
Ai është liruar me kusht ndërsa do të përballet me gjykatën muajin e ardhshëm.
Ai është pensionuar nga çiklizmi për shkak të problemeve shëndetësore, duke lënë pas veten një karrierë të bujshme.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.