Deputetët e parlamentit të Shqipërisë të premten do të dërgojnë në Kuvend një rezolutë, për të hedhur poshtë akuzat e senatorit Dick Martyt, ku në raportin e tij, të vitit 2011 thuhet se gjoja Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe liderët e saj kanë bërë tregti me organe të njerëzve.
Andaj për këtë rezolutë, kreui i socialistëve, Taulant Balla, thotë që ai që voton kundër është tradhtar i kombit.
“Kush është shqiptarë që e ka zemrën në vendin e duhur nuk besoj se do të ngre karton kundër kësaj rezolutë”.
Një ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama foli në Bruksel për këtë çështje.
“Ne po kërkojmë që t’i tregojmë botës se kjo ishte një maskaradë, që gjuajti kaq shumë baltë mbi një shtet të pavarur pra Kosovën dhe mbi luftën e tërë çlirimtare”, ka thënë Rama
Tirana zyrtare ka nisur që përveç me fjalë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ta mbrojë edhe me vepra.
https://www.youtube.com/watch?v=ZEtnx6SVBkQ
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.