Ky vit është shënuar me ngjarje të ndryshme në botë.
Nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia e deri te Kupa e Botës në Futboll - nuk kanë qenë të mangëta ngjarjet e lajmet këtë vit.
E shumë prej ngjarjeve në botë janë shkrepur edhe në disa fotografi, ku "Euronews" ka veçuar disa prej tyre, përcjell Klankosova.tv.
Këtu është përzgjedhja e tyre e fotografive më të mira të shkrepura në vitin 2022:

Automjetet në një urë në Pitsburg pas shembjes së saj. Shumë persona u afruan për të ndihmuar në shpëtimin e njerëzve nga një autobus i varur. 28 Janar, Gene J. Puskar/AP Photo.

Ukrainasit nën një urë të shkatërruar, derisa përpiqen të ikin duke kaluar lumin Irpin në periferi të Kievit në Ukrainë. 5 mars 2022, Emilio Morenatti /AP Photo.

Një grua me slogane anti-qeveritare mban një çadër të rrethuar nga tymi gjatë një demonstrate në Buenos Aires, Argjentinë. 10 mars 2022, Rodrigo Abd/AP Photo.

Punëtorët ukrainas të urgjencës dhe vullnetarët mbajnë një grua shtatzënë të plagosur në një maternitet të dëmtuar nga një sulm ajror në Mariupol të Ukrainës. 9 mars 2022, Evgeniy Maloletka/AP Photo.

Mahtab, një nxënëse 8-vjeçare, pozon për një fotografi në klasën e saj në shkollën Abdul Rahim Shaheed në Kabul, Afganistan, disa ditë pas një sulmi me bombë në shkollë. 23 Prill Foto e Brahim Noroozi /AP.

Jennica Secuya noton me kostumin e saj të sirenës në Mabini, provinca Batangas, Filipine. 22 maj, Aaron Favila/AP Photo.

Protestuesit, të mërzitur me përmbysjen e Roe v. Wade nga Gjykata e Lartë e SHBA-së. Marshimi nëpër qendër të Boise, Idaho. 24 qershor, Darin Oswald/Idaho Statesman.

Uji në një gropë të madhe majë një ajsbergu në gjirin Disko, Ilulissat. 29 qershor, Odd Andersen/AFP.

Spektatorët shikojnë nga një makinë, derisa turma kalon gjatë fazës së dytë të garës së çiklizmit 'Tour de France' në Nyborg, Danimarkë. 2 korrik 2022, Daniel Cole/AP Photo.

Flaka rreth një karrige brenda një shtëpie që digjej në Kaliforni, ShBA. 23 korrik, Noah Berger/AP Photo.

Një vajzë 9-vjeçare punon në një fabrikë tullash në periferi të Kabulit, Afganistan. 20 gusht, Ebrahim Noroozi/AP Photo.

Nasibe Samsaei, një grua iraniane që jeton në Turqi, po proteston në Stamboll pasi një grua iraniane vdiq pas arrestimit të saj nga "policia morale" e Iranit në Teheran. 21 shtator, Jasin Akgul /AFP.

Roger Federer me lot në sy pasi luajti ndeshjen e tij të fundit, një lojë dyshe që në ekip ishte me spanjollin Rafael Nadal. Londër, Britani e Madhe. 24 shtator, Glyn Kirk /AFP.

Varret e hapura pas pushtimit të Rusisë në Izyum, rajoni Kharkiv, në mes të pushtimit rus të Ukrainës. 25 shtator, Jasuyoshi Çiba /AFP.

Skuadra e "Jove de Tarragona" përpiqet të formojë një "kullë njerëzore" gjatë edicionit të 28-të të garës 'castells' në Tarragona, Katalonja, Spanjë. 2 tetor, Lago /AFP.

Një mësues në oborrin e një shkolle që u dëmtua rëndë nga uragani Ian në La Coloma, në provincën Pinar del Rio, Kubë. 5 tetor, Ramon Espinosa /AP Photo.

Kujdestari i elefantëve, Kiapi Lakupanai luan me dy elefantë të vegjël në "Reteti Elephant Sanctuary" në Namunyak Wildlife Conservancy, Samburu, Kenia. 12 tetor, Luis Tato /AFP.

Një mbështetës i Luiz Inacio Lula da Silva mban një flamur me fytyrën e Da Silvas pas publikimit të rezultateve të balotazhit presidencial, në Sao Paulo, Brazil. 30 tetor, Matias Delacroix /AP Photo.

Anëtarët e një familje ukrainase ribashkohen për herë të parë që kur trupat ruse tërhiqen nga rajoni Kherson në fshatin Tsentralne, në jug të Ukrainës. 13 nëntor, Bernat Armangue /AP Photo.

Tifozët argjentinas festojnë fitoren e kombëtares argjentinase në ndeshjen e futbollit kundër Francës në finalen e Kupës së Botës, në plazhin Copacabana, në Rio de Zhaneiro. 18 dhjetor, Bruna Prado /AP Photo.●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.