Janë bërë 37 ditë prej kur Lulzim Hetemi, kryetari i Leposaviqit nga VV, po qëndron i mbyllur në objektin zyrtar në komunën më veriore të vendit.
Klan Kosova e ka kontaktuar kryetarin Hetemi edhe në numrin e tij personal por edhe në platforma tjera sociale për ta pyetur lidhur me menaxhimin e izolimit prej më shumë se një muaj, por i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve.
Rezistenca e Hetemit, për Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, po krahasohet me një figurë të njohur historike.
“Po qëndron si Oso Kuka në Kullën e Barutit”.
Por, e gjithë kjo situatë përfshirë edhe me ato ditët e pamjeve të rënda, ku protestuesit serbë lokalë sulmuan edhe gazetarët, nuk mund të kalojë pa pasoja psikologjike tek vet Hetemi.
“Në të tillë ambienti siç është rasti në fjalë bënë të ketë stres të lartë dhe ta humbë arsyen dhe vendimmarrjen. Më pas nga stresi i lartë kjo gjendje kalon edhe në ankth ku ndikon në uljen e funksionalitetit”, tha psikologu Visar Sadiku.
Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti aktin e Hetemit e ka cilësuar si qëndresë shembullore. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=AUxfFMT-0Ck
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.