Kontributi i grave në vendin tonë nuk ka munguar asnjëherë as në kohën kur Kosova u ballafaqua me shumë vështirësi siç ndodhi edhe në luftën e fundit.
Këtë të diel në emisionin “Familja ime” është diskutuar pikërisht për kontributin e grave në shoqërinë kosovare në periudhen e luftës por edhe ndihmën për gratë tjera në nevojë edhe në ditët e sotme, njofton Klankosova.tv.
Një iniciativë që ka në fokus gratë vetëushqyese e ka ndërmarrë edhe Edita Dula nga organizata "Nëna dhe Fëmijë të Lumtur".
Ajo për emisionin "Familja ime" në Klan Kosova tregon se përmes fushatës “Fustani ty sa mirë të rri” të gjithë kanë mundësi të kontribuojnë me një fustan, aksesorë apo kozmetikë në mënyrë që këto gra të gëzohen me rastin e festës së 8 Marsit.
Më poshtë ndiqeni kronikën e gazetares Majlinda Llapashtica të përgatitur për emisionin "Familja ime".
●●●
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.