Alessandro Circiello, i shpallur me 2010 si kuzhinieri më i mirë i Italisë, është angazhuar nga ambasadori i këtij vendi në Kosovë, Antonello De Riu, që të përgatis një darkë speciale për një grup mysafirësh të këtij të fundit, të martën mbrëma.
Bëhet fjalë për përfaqësues të biznesit, kulturës dhe mediave.
Për ta, Circiello që tani e kryeson federatën e gastronomëve italianë zgjodh një meny fort të larmishme.
Por, ai pranoi se ka gjetur diçka interesante edhe te ushqimet kosovare që i ka parë në festivalin e gastronomisë. Sidomos një ushqim që nuk përket shumë me zonën.
“Këtu edhe pse nuk ka det përdoret mjaft shumë peshku, i cili është shumë i mirë për një jetë të shëndetshme”, tha Circiello.
E ambasadori De Riu, që tha se “kosovarët mund ta pasurojnë kuzhinën e tyre me ushqimet italiane”, pranoi se edhe Kosova ka ushqime unike, por e veçoi kafenë, duke pohuar se “ndër kafet më të mira i shijon në Prishtinë”.
https://www.youtube.com/watch?v=3xxghNAN2-Y
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.