Bulimia nervore është një lloj çrregullimi i të ngrënit.
Njerëzit me bulimi hanë sasi të mëdha të ushqimit dhe shpesh ndiejnë një humbje të kontrollit mbi ngrënien - një koncept i njohur si ngrënia e tepërt, shkruan Bild, përcjell Klankosova.tv
Bulimia mund të zhvillohet tek çdokush, por gratë - veçanërisht vajzat adoleshente janë më të prekura.
Shkaku i saktë i bulimisë është i panjohur, por studiuesit dyshojnë se një kombinim i faktorëve gjenetikë, psikologjikë dhe kulturorë mund të luajë një rol.
Ashtu si me çdo çrregullim të të ngrënit, rikuperimi mund të jetë një proces i gjatë. Edhe pse është një gjendje afatgjatë, shumica e njerëzve do të shërohen nga bulimia me trajtimin dhe mbështetjen e duhur.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.